EKSKLUZIVE: Elijona pritet t’i bashkohet edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova. Cili do të jetë roli i saj?
Surprizat për edicionin e ri të spektaklit “Big Brother VIP Kosova” duket se kanë nisur që në natën e parë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Elijona pritet të hyjë si banore surprizë në shtëpinë më të famshme në vend.
Në mbrëmjen e sotme, “Big Brother VIP Kosova” nisi me prezantimin e vetëm tre banorëve të parë. Tashmë, e gjithë vëmendja është kthyer drejt natës së nesërme, kur pritet të nisë edicioni i plotë i spektaklit, me prezantimin e të gjithë pjesëmarrësve.
Hyrja e Elijonës parashikohet të jetë një nga momentet kulminante që do të zgjojë kureshtjen e publikut. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cilët emra të tjerë të njohur do t’i bashkohen garës për çmimin e madh.
