Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke i cilësuar ato si legjitime dhe të domosdoshme për trajtim institucional.

“Lufta Çlirimtare dhe sakrifica e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë përbëjnë një themel të panegociueshëm të shtetësisë dhe rendit demokratik. Çdo përpjekje institucionale duhet të jetë në përputhje me këtë realitet historik dhe moral”, thuhet në njoftim.