**Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Vazhdojmë komunikimet për të shmangur zgjedhjet**
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, se palët kanë rënë dakord të vazhdojnë komunikimet.
Abdixhiku theksoi se kjo është mënyra e vetme për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.
“Ishte takimi i parë. Diskutuam për stabilitetin e domosdoshëm institucional në Kosovë dhe për shmangien e zgjedhjeve të ardhshme,” tha ai.
“Ramë dakord të vazhdojmë komunikimin, pasi kjo është forma e vetme për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme në vendin tonë,” shtoi Abdixhiku.
