Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës.

Abdixhiku ka vlerësuar se Sejdiu ka treguar dinjitet përballë, siç e ka quajtur ai, “histerisë politike”, duke thënë se karakteri i tij dëshmonte se do të ishte zgjedhja e duhur për President.Bekim Sejdiu tregoi dinjitet. Tërheqja e tij, përballë histerisë politike, dëshmon pikërisht pse një njeri me karakterin e tillë do të ishte zgjedhja e duhur për President”, ka shkruar Abdixhiku.Ai ka shprehur keqardhje që Kosova aktualisht nuk ka President dhe ka kritikuar situatën politike, duke e cilësuar atë si “kaos politik” dhe “bllokadë si mjet”.