Açikgöz: Stresi dhe presioni ndikojnë në performancën e punëtorëve, shëndeti mendor duhet të jetë prioritet

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” organizoi një konferencë kushtuar sigurisë dhe shëndetit mendor të punëtorëve, duke theksuar rëndësinë e mirëqenies psikologjike në mjedisin e punës.

Gjatë konferencës, drejtori ekzekutiv, Gökhan Açikgöz, theksoi se stresi dhe presioni i vazhdueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e punëtorëve dhe nënvizoi nevojën për t’i kushtuar vëmendje të veçantë shëndetit mendor në vendin e punës.

Açikgöz theksoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm për punëtorët, ku, përveç sigurisë fizike, duhet t’i kushtohet kujdes i veçantë edhe mirëqenies mendore.

“Stresi dhe presioni ndikojnë në performancën e punëtorëve; rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet shëndetit mendor në punë,” deklaroi Açikgöz.