Adrola Dushi përgatitet për dimër, shfaqet me një stil që tërheq vëmendjen

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, është një nga personazhet më të përfolura në show-bizin shqiptar. Lidhja e saj me reperin nga Kosova, Capital T, ka bërë që ajo të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Ajo shfaqet tejet aktive në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente nga jeta e saj. Së fundmi, Adrola ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me veshje dimërore. Me një stil të veçantë, modelja duket rrezatuese.