Adrola Dushi poston nga pushimet luksoze, shfaq linjat trupore të tonifikuara

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, është tejet aktive në platformat sociale, ku ndan rregullisht momente nga jeta e saj profesionale dhe personale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, duke zbuluar se ka nisur pushimet e saj.

Në imazhet e publikuara, Dushi shfaqet me një fizik të tonifikuar, duke tërhequr vëmendjen me format e saj trupore. Njëra prej fotove ishte shoqëruar me përshkrimin në anglisht: “Built by blood. Bonded by everything else”.

Pushimet luksoze të modeles kanë ngjallur interes të madh te fansat e saj.