Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: Partneri e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika, e cila përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, i ka parë dhuratat të vijnë më herët nga sa pritej. Partneri i saj u kujdes ta befasonte modelen përpara ditës së saj të veçantë.

Përmes një postimi në “Instagram Story”, bukuroshja ka ndarë një pamje ku shfaqen buqeta me lule rozë e të bardha, paketime luksoze nga marka “Chanel”, ëmbëlsira dhe pije festive.

Krahas fotos, ajo ka shkruar edhe një mesazh mirënjohjeje për të fejuarin: “Para ditëlindjes, faleminderit dashuria ime”, duke treguar qartë vlerësimin për gjestin e tij.

Afrona, e cila ka pothuajse një vit që është fejuar, vazhdon të jetë mjaft diskrete duke e mbajtur lidhjen e saj plotësisht private, pa zbuluar ende identitetin e partnerit.

Janë të rralla postimet si ky, ku ajo ndan me ndjekësit fragmente nga jeta e saj dashurore, duke preferuar ta shijojë lumturinë larg vëmendjes së publikut. Por, me këto dhurata, Afrona la të kuptohej se është një grua plotësisht me fat.