Vdekja tragjike e policit nga Prizreni: Vëllai i shpreh dhimbje në rrjete sociale
Vdekja e policit Shaban Hajdari, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.
Hajdari, 35 vjeç, me origjinë nga Prizreni, u gjet pa shenja jete pranë varrezave të fshatit Morinë, në Kukës. Rrethanat e kësaj vdekjeje tragjike mbeten ende nën hetim.
Vëllai i të ndjerit, Egzoni, e ka përkujtuar atë përmes një mesazhi prekës të publikuar në rrjetin social Facebook.
“Ah, Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le?”, ka shkruar ai, duke shprehur trishtimin e tij të madh.
Autoritetet kompetente po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së zyrtarit policor.
