Aksident fatal në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident fatal ndodhi mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, rreth moshës 50-vjeçare, pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur më pas me një market që ndodhet në anë të superstradës.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat policore dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje. Ata po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
