**Aksident i rëndë rrugor në Fushë Kosovë; Policia dhe ekipet mjekësore në vendngjarje**
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një këmbësor është goditur nga një veturë.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, shihet një veturë tip “Golf 7” e përfshirë në aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekipet mjekësore.
Nga pamjet, duket se mjekët po i ofrojnë ndihmën e parë personit të lënduar. Gjendja shëndetësore e tij ende nuk dihet.
IndeksOnline është në pritje të informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth rrethanave të aksidentit.
