Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur para pak momenteve te udhëkryqi afër QMF-së në Komoran.
Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa në vendin e ngjarjes shihet edhe Policia e Kosovës.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të aksidentuarve./IndeksOnline/
