Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në autostradën Ferizaj–Shkup.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet një veturë e dëmtuar rëndë si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat fillimisht i kanë ofruar ndihmën e parë personit të lënduar.

IndeksOnline është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /IndeksOnline/