**Përplasje fizike mes analistësh në një televizion kosovar**
Në emisionin “Këndi i Debatit”, analistët Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj zhvilluan një debat të ashpër, duke shkëmbyer replika të forta gjatë diskutimit.
Përplasja verbale mes tyre eskaloi në momentin kur Mustafë Kadriaj, pasi fillimisht tentoi të largohej nga studioja, u kthye dhe i sulmoi fizikisht Nexhmedin Spahiun.
Për t’i bërë ballë këtij sulmi të papritur, Spahiu kapi një gotë ujë nga tryeza.
Situata e tensionuar detyroi regjinë e emisionit të ndërpriste menjëherë transmetimin nga studioja.
