Një aksident rrugor u shënua paraditen e së martës, rreth orës 09:40, në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident ishin përfshirë katër automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë shkaqet dhe dinamikën e saj.
Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që në zonë u krijuan vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve.
