Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë.
Dy vetura janë përplasur mes vete në rrethrrotullimin që gjendet në rrugën “Nëna Terezë”, raporton IndeksOnline.
Aksidenti, fatmirësisht, nuk u shoqërua me të lënduar.
Meqë segmenti ku ndodhi është tejet i frekuentuar, për shkak të aksidentit pati kolona disa-minutëshe.
