Aksident trafiku në hyrje të Prishtinës, ofrohet ndihmë mjekësore
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në pikën hyrëse kryesore të Prishtinës, konkretisht në lagjen Dardani.
Sipas raportimeve të IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy automjete, ku njëri prej tyre dyshohet të ketë targa nga Kumanova.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur njësitet emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë pasagjerëve të përfshirë.
Deri më tani, numri i saktë i personave të lënduar mbetet i paqartë.
