Aksident fatal në Elbasan-Cërrik: Humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motoçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në rrugën Elbasan-Cërrik, duke i marrë jetën një 31-vjeçari.
Sipas raportimeve të mediave, i riu me inicialet M.K. po udhëtonte me motoçikletë kur humbi kontrollin.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, çka bëri që drejtuesi të dilte nga rruga dhe të përplasej me barrierat mbrojtëse anësore.
Përplasja ishte e fortë dhe 31-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës për ta shpëtuar.
