Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Shtërpcë.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, shihet një veturë e cila ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, në këtë segment rrugor janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, duke vështirësuar qarkullimin.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve shtesë lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/