Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë – Pejë më konkretisht të Parku i Biznesit.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Në disa pamje të siguruara nga IndeksOnline shihet se në vend të ngjarjes ka dalë edhe policia, e cila po merret me rrethanat e ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Si pasojë a aksidentit janë shkaktuar kolona të gjatë në drejtim të Pejës. /IndeksOnline/