**Aksident Fatal në Rrugën Mitrovicë-Prishtinë, humb jetën një 22-vjeçar**
Mbrëmë, rreth orës 23:00, një aksident rrugor fatal ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në afërsi të Vushtrrisë, ka njoftuar policia.
Në këtë aksident ishin përfshirë një motoçikletë dhe një automjet.
Si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në aksident, drejtuesi i motoçikletës, një i ri rreth 22-vjeçar, ka ndërruar jetë, ka konfirmuar policia.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njësitë policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
