Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në magjistralen Pejë–Prishtinë, më saktësisht në Vragoli në hyrje të Fushë Kosovës.
Në disa pamje të siguruara nga IndeksOnline, shihet se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura.
Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata në drejtim të Prishtinës. /IndeksOnline/
