**Aksidentet në Punë: Nevoja Urgjente për Sigurimin e Punëtorëve në Kosovë**

Aksidentet fatale në vendin e punës në Kosovë, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë si ndërtimtaria dhe prodhimi, kanë ngritur sërish shqetësimin për sigurinë e punëtorëve dhe urgjencën e mbrojtjes financiare për ta dhe familjet e tyre.

Këto raste të fundit kanë vënë në pah rrezikun serioz. Në fund të korrikut, një 26-vjeçar humbi jetën pas rrëzimit të një vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, duke lënë të lënduar edhe një punëtor tjetër. Vetëm një muaj më parë, një aksident i ngjashëm kishte rezultuar fatal për një punëtor në Prizren.

Statistikat janë alarmante: Sipas të dhënave të Inspektoratit Qendror të Punës, vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2024, 12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës në Kosovë. Ndërkaq, Raporti Vjetor i Inspektoratit për vitin 2023 regjistron 620 aksidente në punë, nga të cilat 18 ishin fatale.

Pas çdo shifre qëndron një jetë e humbur, një familje e shkatërruar dhe një biznes që përballet me pasoja të rënda njerëzore dhe financiare.

**Parandalimi dhe Sigurimi: Dy Shtylla të Sigurisë në Punë**

Masat parandaluese, si pajisjet mbrojtëse, trajnimi i punëtorëve, kontrolli i vazhdueshëm i makinerive dhe vlerësimi i rrezikut, janë thelbësore për të krijuar një mjedis pune të sigurt.

Megjithatë, rreziku nuk mund të eliminohet plotësisht. Një defekt teknik, një moment pakujdesie apo një ngjarje e paparashikueshme mund të shkaktojë lëndim, paaftësi për punë apo edhe humbje jete, edhe pse masat parandaluese janë zbatuar.

Për t’u ofruar bizneseve një mekanizëm shtesë mbrojtjeje, kompanitë e sigurimeve ofrojnë polica për aksidente personale në punë. Për shembull, Scardian Sigurime e ka në gamën e saj këtë shërbim, me mundësi përshtatjeje të policës sipas veprimtarisë, numrit të punëtorëve dhe nivelit të rrezikut.

Sigurimi i tillë mund të mbulojë:
* shpenzimet mjekësore dhe spitalizimin;
* kompensimin ditor gjatë paaftësisë së përkohshme për punë;
* kompensimin në rast të paaftësisë së përhershme;
* pagesën e shumës së siguruar në rast të vdekjes aksidentale.

Këto përfitime lehtësojnë barrën financiare për punëtorin, duke mbuluar shpenzimet e trajtimit dhe rehabilitimit. Në rastet fatale, sigurimi ofron mbështetje thelbësore financiare për familjen, sidomos kur i aksidentuari ka qenë burimi kryesor i të ardhurave. Njëkohësisht, një polici e tillë ndihmon edhe biznesin në menaxhimin e kostove të paparashikuara dhe në ofrimin e mbështetjes konkrete për punëtorët e tij.

Siç theksojnë nga Scardian, “Sigurimi nuk e zëvendëson sigurinë në vendin e punës, por ndihmon që punëtori, familja dhe biznesi të mos mbeten pa mbështetje financiare kur ndodh një aksident”.

Bizneset e interesuara mund të kontaktojnë Scardian Sigurime për një ofertë të personalizuar, që përshtatet me aktivitetin, numrin e punëtorëve dhe mbulimin e kërkuar, me çmime që fillojnë nga 10 euro për person në vit.