Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si “qeveri të propagandës, të kontratave njëburimore dhe të tragjedive që mund të parandaloheshin”.
Kritikat e Ramës vijnë pas aksidentit tragjik në autostradë ditën e djeshme, ku humbën jetën disa persona.
Në një reagim në platformën sociale Facebook, Rama theksoi se Kosova ishte përballur me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sipas tij, kjo ishte një tjetër ditë ku qytetarët paguajnë çmimin, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e vet propagandistik.
“Për vite me radhë nuk u largua dheu nga autostrada, por sot gjenden miliona euro për kontrata. Plot 4.67 milionë euro janë akorduar për heqjen e dheut, pasi problemi është zvarritur pafund,” shkroi Rama. Ai e cilësoi këtë situatë si “fotografinë më të qartë të një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë”.
