Sydney Sweeney ka humbur më shumë se 200,000 ndjekës në Instagram, pasi u akuzua për seksualizimin e sporteve, duke pozuar lakuriq në një reklamë bastesh.

Aktorja 29-vjeçare ka shkaktuar reagime të ashpra pas publikimit të videos së saj promovuese për kompaninë e basteve Novig, në të cilën ajo përdor pajisje të ndryshme sportive për të mbuluar veten, transmeton IndeksOnline.  

Të mërkurën e kaluar, Sweeney e ndau reklamën në Instagram – ku deri më tani ka grumbulluar 1.1 milionë pëlqime.

Por tri ditë pas publikimit të reklamës, numri i ndjekësve të Sweeney-t në llogarinë e saj në Instagram ka rënë. Fillimisht ata u rritën me 50,000, por të dielën ajo kishte humbur 136,848.

Deri të hënën, 68,000 të tjerë e kishin hequr dorë nga ndjekja e saj.