**Komisioni Parlamentar për Arsim dhe Shkencë diskuton sot sfidat e arsimit parauniversitar**

Sot, më 2 nëntor 2026, Komisioni Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, organizon në Kuvendin e Kosovës një tryezë diskutimi me temë “Sfidat dhe prioritetet në arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës”.

Në këtë tryezë janë ftuar përfaqësues institucionalë, ekspertë të fushës së arsimit dhe palë të tjera të interesuara, me qëllim diskutimin e thellë mbi gjendjen aktuale të arsimit parauniversitar dhe ofrimin e rekomandimeve konkrete për prioritetet e zhvillimit në këtë sektor.

Takimi do të mbahet në sallën N-506 të Kuvendit, duke filluar nga ora 09:00.