Ferizaj: Raportohet zhdukja e një personi nga një strehimore
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një personi në Ferizaj, pasi ky i fundit është larguar nga strehimorja ku ishte akomoduar.
Rasti është raportuar më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:00.
Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se, pas konsultimit me prokurorin kompetent, janë iniciuar procedurat zyrtare lidhur me këtë ngjarje. Hetimet për gjetjen e personit të zhdukur janë duke vazhduar.
