Chivu takon lojtarët pas humbjes në derbi: Zbardhen detajet e diskutimit

Humbja 3-1 ndaj Milanit ka shkaktuar shqetësim të thellë në radhët e Interit. Për këtë arsye, trajneri Cristian Chivu ka zhvilluar një takim me futbollistët pas disfatës në derbi, me qëllim analizimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve për të dalë nga kjo situatë.

Burimet, duke cituar “La Gazzetta dello Sport” dhe të përcjella nga “Gazeta Express”, bëjnë me dije se në dhomat e zhveshjes nuk ka pasur përplasje apo tensione. Përkundrazi, është zhvilluar një diskutim konstruktiv dhe frytdhënës.

Chivu u ka kërkuar lojtarëve të mos u dhurojnë më mundësi kundërshtarëve dhe të rikthejnë në maksimum përqendrimin, përulësinë dhe vendosmërinë në fushë.

Nga ana e tyre, futbollistët kanë këmbëngulur se nuk e kanë humbur “urinë për fitore” dhe mentalitetin fitues, që vetëm pesë muaj më parë i ndihmoi të triumfonin në titullin e kampionit dhe Kupën e Italisë.

Tashmë, Interi duhet të dëshmojë reagimin e tij në fushën e lojës, fillimisht ndaj Feyenoordit dhe më pas kundër Comos, përpara pushimit të nëntorit. Presioni është i lartë dhe pritshmëritë janë të mëdha.