Kombëtarja e Gjermanisë është përballur me një shqetësim të madh vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës 2026.
Talenti 18-vjeçar i Bayern Munichut, Lennart Karl, ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së së premtes dhe gjendja e tij nuk duket aspak e mirë.
Selektori Julian Nagelsmann konfirmoi se Karl u lëndua në seancën e fundit stërvitore dhe u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime të detajuara.
Trajneri gjerman pranoi se shenjat e para nuk janë inkurajuese dhe se ekziston frika që lojtari të humbasë Botërorin.
Karl konsiderohet një nga zbulimet më të mëdha të futbollit gjerman këtë sezon dhe kishte fituar një vend të rëndësishëm në planet e Nagelsmannit për Botërorin.
Një mungesë e tij do të ishte goditje e madhe si për Gjermaninë ashtu edhe për vetë lojtarin, i cili po përgatitej për turneun e tij të parë madhor me kombëtare
