Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka ndarë pamje nga Rruga “Abedin Dino” në Prishtinë, një projekt infrastrukturor që lidh lagjen Gërmia me Kolovicën.

Zogaj e ka cilësuar këtë investim si një punë fantastike në kryeqytet, duke vlerësuar rëndësinë e tij për qytetarët dhe zhvillimin urban të Prishtinës.

Ai ka deklaruar se kjo rrugë përbën një projekt më të madh për kryeqytetin sesa, sipas tij, të gjitha punët që i ka realizuar qeveria gjatë pesë viteve të fundit.

“Në qoftë se doni projekte të tilla, të mëdha e të bukura, atëherë e votoni LDK-në”, ka thënë Zogaj.