Albulena Haxhiu njofton varrimin e babait të saj dhe falënderon për ngushëllimet
**Prishtinë** – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar sot kohën e varrimit të babait të saj, i cili ndërroi jetë. Varrimi do të bëhet në orën 17:00 në fshatin Lupç të Podujevës. Njëkohësisht, Haxhiu ka shprehur mirënjohje për ngushëllimet e marra në këto momente të vështira.
Më herët gjatë ditës, Haxhiu kishte njoftuar publikisht ndarjen nga jeta të babait të saj, duke theksuar se ai ishte mbështetësi i saj kryesor dhe se kujtimi i tij nuk do të harrohej kurrë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, familja Haxhiu dha njoftimin e plotë, ku falënderuan edhe për mbështetjen e treguar:
“Të dashur miq e familjarë,
ju njoftojmë se sot, në orën 17:00, në fshatin Lupç të Podujevës, do t’i japim lamtumirën e fundit babit tonë të dashur.
Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet në këto momente të rënda.
Me mirënjohje të thellë,
Familja Haxhiu”
