Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka shpjeguar arsyet e refuzimit të takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se partia e tij nuk ka synim të bëhet pjesë e qeverisë.
Gjini deklaroi se qëndrimi i Aleancës është i qartë dhe se qëllimi i tyre nuk është marrja e posteve qeveritare, por vendosja e peshës së tyre politike në shërbim të qytetarëve.
Duhet ta dini që premisat janë të qarta për ne. Ne nuk kemi synim të jemi pjesë e qeverisë. Mendojmë se kjo nuk është e mirë dhe insistojmë që peshën tonë politike ta vendosim në interes të qytetarëve”.
Ai e kritikoi qeverisjen aktuale, duke e cilësuar si “brutale”, ndërsa tha se Aleanca ka propozuar disa pika që, sipas tij, do të mund ta ndihmonin Kosovën të dilte nga kriza.
“Karakteri qeverisës është brutal. Ne kemi kërkuar diçka që besojmë se është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, për ta nxjerrë Kosovën nga kriza permanente. Kemi menduar se me disa pika mund ta ndihmojmë vendin”, tha ai.
Ai shtoi se Aleanca nuk ka çfarë të negociojë me Kurtin për hyrje në qeveri, pasi një mundësi e tillë nuk është në agjendën e partisë.
“Nuk kemi çka të negociojmë me Kurtin, sepse në qeveri nuk duam të hyjmë”, theksoi Gjini në Klan Kosova.
