Grupi Parlamentar i Aleancës do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit, konferenca do të nisë në orën 13:30 dhe do të mbahet në Hollin e Kuvendit të Kosovës. Gjatë kësaj konference, pritet të adresohen zhvillimet e fundit në Kuvend dhe situata e krijuar nga moskonstituimi i këtij institucioni.