Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka kërkuar qetësi dhe vetëbesim pas humbjes së rëndë të skuadrës së tij ndaj Udineses.

Humbja me rezultat 0-3, e cila ka ardhur pas një performance të dobët, ka ngritur shqetësime në kampin e bardhezinjve. Megjithatë, Allegri theksoi rëndësinë e qëndrimit të bashkuar përpara sfidave të ardhshme.

“Duhet të jemi të sigurt, sepse jemi ende në katër vendet e para. E dimë se do të duhet të punojmë shumë. Nuk kemi luajtur kurrë një ndeshje të tillë këtë sezon dhe kjo duhet të na ndihmojë të riorganizohemi, por mbi të gjitha të kemi më shumë rend në fushë,” deklaroi ai pas ndeshjes.

Allegri më pas analizoi humbjen: “Patëm raste të favorshme, por nuk i shfrytëzuam. Lejuam gola në kundërsulme. U përpoqëm ta forconim lojën në qendër dhe kur u munduam ta hapnim atë, krijuam raste.”

Ai e cilësoi këtë humbje si “një gabim të vogël”, duke theksuar se skuadra ka tani një javë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Veronës.