Trajenri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka folur para ndeshjes me Barcelonën.

Ai beson se skuadra e tij do të udhëtoj drejt ”Camp Nou” për të luajtur futboll të shkëlqyer dhe për të fituar ”El Clasicon”, shkruan IndeksOnline.

“Shpresoj se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer kundër një kundërshtari të shkëlqyer, i cili po luan mirë në La Liga në fushën e tij. Ata i konsiderojnë ndeshjet e tyre si fitore dhe po luajnë futboll të shkëlqyer. Ne jemi shumë të etur për të luajtur, padyshim, ndeshjen që tërheq vëmendjen më të madhe në botë, dhe kemi atë ambicie për të bërë gjërat mirë dhe për të shkuar për fitoren.”, ka deklaruar Arbeloa.

Tekniku spanjoll komentoi edhe të ardhmen e tij, ku është raportuar se do të largohet në fund të sezonit.

“Unë përqendrohem në dëshirën për të fituar ndeshjen e nesërme, e cila është e ardhmja që më preokupon dhe ku drejtohet e gjithë energjia ime.”, tha Alvaro Arbeloa, duke mos dhënë më shumë informacione nëse do të vazhdoj të jetë në krye të Real Madridit për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/