Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për Presidente dhe bartëse e listës zgjedhore, ndërsa Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, do të jetë kandidat për Kryeministër.
Lajmin e bëri të ditur Shkëmb Manaj, anëtar i LDK-së, përmes një postimi të shkurtër. Ai e përshkroi këtë si “një ditë të madhe për LDK-në dhe për Kosovën”, duke shtuar se Këshilli i Përgjithshëm “vendosi për bashkimin tonë të madh që do t’i japë drejtim të mbarë vendit tonë”.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së u zhvillua sot me qëllim të nominimit të kandidatit për kryeministër dhe miratimit të marrëveshjes për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin.
