**Ambasada e Kosovës në Francë sqaron votuesit: Zarfet me fletëvotime dërgohen në adresën e KQZ-së**
Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar qytetarët kosovarë që jetojnë në këtë shtet se zarfet me fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës NUK duhet të dërgohen në adresën e saj. Në vend të kësaj, ato duhet të adresohen në adresën zyrtare të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Për të shmangur çdo konfuzion, Ambasada ka bërë publike adresën e saktë ku duhet të dërgohen votat, duke theksuar se afati i fundit për dërgim është data 6 qershor.
Në njoftimin e plotë të lëshuar nga Ambasada thuhet shprehimisht:
“Të dashur bashkatdhetarë,
Ju që keni vendosur të votoni me postë nga Franca,
Zarfet për votim me postë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës NUK DUHET TË DËRGOHEN NË ADRESË TË AMBASADËS.
Ato duhet të dërgohen në adresën e kutisë postare, si më poshtë:
KQZ – ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08
Afati i votimit me postë: 21 maj – 6 qershor 2026.”
