Ambasadori Britanik në Paradën e Krenarisë: Mbështetje e Palëkundur për të Drejtat e Njeriut
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i është bashkuar Paradës së 10-të të Krenarisë në Prishtinë, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për të drejtat e njeriut.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hargreaves ka shprehur krenarinë e tij për pjesëmarrjen në këtë ngjarje. “Sot dhe çdo ditë, ne qëndrojmë përkrah komunitetit LGBTQ+ të Kosovës dhe aleatëve të tij, për të festuar barazinë, dinjitetin dhe për të afirmuar se të drejtat themelore i përkasin çdo individi. Të gjithë duhet të jenë në gjendje të jetojnë lirisht dhe pa frikë,” ka shkruar ai.
Diplomati britanik ka theksuar gjithashtu se “Britania e Madhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e të drejtave të njeriut, si në Kosovë, ashtu edhe globalisht. Është frymëzuese të shohësh kaq shumë zëra të bashkuar në mbështetje të dashurisë, respektit dhe diversitetit.”
