Elliot Anderson: Lojtari më i Shtrenjtë Anglez në Histori
Futbollisti anglez, Elliot Anderson, po përgatitet për një transferim historik. Mesfushori i talentuar pritet të bashkohet me Manchester City-n, duke u bërë blerja e parë në epokën pas largimit të trajnerit Pep Guardiola.
Ajo që bie më shumë në sy te ky transferim është shuma prej 135 milionë eurosh, të cilën klubi anglez pritet të paguajë për shërbimet e tij. Me këtë shifër, Anderson do të tejkalojë Jack Grealish-in dhe do të shndërrohet në lojtarin anglez më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Gjatë karrierës së tij, Anderson ka bërë plot 92 paraqitje me klubin e tij të mëparshëm, duke kontribuar në arritjen e gjysmëfinaleve të Europa League sezonin e kaluar.
/IndeksOnline/
