Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht për ndarjen me trajnerin Alvaro Arbeloa.
Klubi madrilen ka bërë me dije se nuk do të vazhdojë me trajnerin Arbeloa, përmes faqës zyrtare në rrjetet sociale.
“Real Madrid dhe Álvaro Arbeloa kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund bashkëpunimit të tij si trajner i ekipit të parë. Real Madrid shpreh mirënjohjen e tij të thellë ndaj Álvaro Arbeloas, i cili gjatë gjithë periudhës së tij në klub, që nga koha në akademinë e të rinjve, ka treguar vazhdimisht besnikëri, përkushtim dhe profesionalizëm. Ai ka qenë një shembull i vlerave që përfaqëson klubi ynë. Real Madrid, i cili do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i uron Álvaro Arbeloas dhe gjithë familjes së tij shumë sukses në këtë etapë të re të jetës së tyre”, shkruan Reali në njoftimin zyrtar.
Arbeloa i ishte bashkuar Realit si trajner i ekipit të parë nga Real Madrid Castilla, që është ekipi i dytë i Realit.
Ai ishte vendosur në krye të skuadër më 13 janar të këtij viti, një ditë pasi ishte shkarkuar Xabi Alonso.
Arbeloa kishte kontratë me Realin deri në vitin 2027, mirëpo dy palët u morën vesh për ndërprerje të kontratës.
Pasardhës i Arbeloas do të jetë Jose Mourinho, i cili vjen në “Bernabeu” pas aventurës te Benfica./GazetaExpress/
