Mesfushori turk, Arda Guler, ka shënuar një gol spektakolar kundër Sevillas, në ndeshjen e javës së nëntë të La Ligës. Goli i talentit 19-vjeçar erdhi në minutën e 30-të të takimit, duke i dhënë epërsinë Real Madridit me rezultatin 1-0. Ky realizim, i cili u vlerësua gjerësisht për teknikën dhe ekzekutimin e tij të lartë, ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët dhe analistët sportivë.
