Shtatë individë janë arrestuar në Itali, të dyshuar për sulme terroriste.

Ata besohet se kishin bazën e tyre në Romë dhe vepronin gjithashtu në Milano e Napoli. Akuzat ndaj tyre përfshijnë sulme ndaj infrastrukturës publike.

Në veçanti, dy prej të arrestuarve akuzohen se katër muaj më parë kanë vendosur pajisje shpërthyese në linjën hekurudhore që lidh Romën dhe Firencen. Dëmi i shkaktuar nga ky sulm vlerësohet në 455 mijë euro.

Sipas prokurorëve, ky akt sabotimi lidhet me Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina të këtij viti dhe me protestat e reagimet e dhunshme të komunitetit anarkist kundër kushteve të rënda të burgut të anarkistit italian Alfredo Cospito.