Një person i kërkuar nga autoritetet kosovare është arrestuar në Kroaci dhe më pas është ekstraduar në Kosovë. Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.
Ekstradimi i tij në Kosovë u realizua në orët e para të së shtunës.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi në Kroaci u bë bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kosovare. Pas ekstradimit në Republikën e Kosovës, personi në fjalë, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
