**Arrestohet në Lipjan i dyshuari për ngacmim seksual ndaj dy grave**

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Lipjan, në lidhje me ngacmimin seksual të dy grave.

Ngjarja, sipas njoftimit të Policisë, ka ndodhur ditën e djeshme.

Në raportin 24-orësh, Policia bëri me dije se i dyshuari, një burrë kosovar, është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy gra, po ashtu shtetase kosovare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas inicimit të rastit.