Arrestohet në Skenderaj gruaja e kërkuar nga Gjykata, dërgohet për zbatimin e dënimit

Një grua është arrestuar të enjten në Skenderaj, me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata.

Policia bëri të ditur se arrestimi u krye rreth orës 14:00. E dyshuara, një shtetase e Kosovës, ishte në kërkim.

Pas arrestimit, ajo është dërguar për zbatimin e dënimit, në përputhje me vendimin e Gjykatës. /IndeksOnline/