Policia arreston personin e dënuar për dhunë në familje
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon me intensitet veprimet policore, me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.
Në kuadër të këtyre operacioneve, njësia e arrestimeve e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit L.A., mashkull, 38 vjeç. Ai ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale “Dhunë në familje”, thuhet në komunikatën zyrtare të Policisë.
Personi i arrestuar është dërguar menjëherë për të vuajtur dënimin e tij me burgim.
