Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për ngacmim seksual.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti është ndaluar për 48 orë.
“Kanë nisur hetime lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Ngacmim Seksual. Si rezultat i veprimeve hetimore sot rreth orës 15:30, është arrestuar personi i dyshuar, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit”, njoftoi policia.
