**Drenas: Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë dhe posedim të paautorizuar të armëve**

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Drenas, i cili dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi i të dyshuarit, një shtetas kosovar (mashkull), u krye më 25 maj. Ky arrestim lidhet me një rast të ndodhur më 21 maj në rrugën “Imer Alushani” në Drenas.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.