Hoti paralajmëron humbjen e tregjeve për ndërmarrjet prodhuese vendore për shkak të kostove
**Prishtinë** – Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ndërmarrjet prodhuese të Kosovës janë duke humbur tregun, si atë vendor, ashtu edhe ndërkombëtar. Shkak për këtë, sipas Hotit, është rritja e kostove të prodhimit.
Duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) prej ndërmarrjeve prodhuese, Hoti theksoi se çmimet e prodhimit janë rritur për 7.9% në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Hoti shtoi se kjo situatë çon në humbjen e tregut vendor, pasi konsumatorët orientohen drejt produkteve më të lira të importit. Si pasojë, ai paralajmëroi rënie të punësimit në sektorin e prodhimit, ulje të investimeve dhe zvogëlim të të ardhurave të përgjithshme.
