Arrestohet kosovari në Ulqin, dyshohet për vjedhje nëpër plazhe
Një shtetas nga Kosova, me inicialet G.R., 47 vjeç, është arrestuar në Ulqin, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në plazhet e qytetit bregdetar.
Policia malazeze bëri të ditur se ndaj tij ishte lëshuar më herët një fletarrest lokal.
Gjatë kontrollit të banesës që përdorte i dyshuari, policia gjeti një pjesë të sendeve të vjedhura nga raste të mëparshme. Gjithashtu, u sekuestrua edhe një pako me lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.
Hetimet paraprake sugjerojnë se G.R. dyshohet se ka kryer të paktën tri vjedhje në zonat e plazheve të Ulqinit. Pre e vjedhjeve të tij kanë rënë para, telefona celularë, çelësa automjetesh, biçikleta, pije alkoolike të shtrenjta, cigare dhe sende të tjera personale të qytetarëve.
